Ora News - Burg per nusen që helmoi vjehrrën. Hoxha: “Nuk më lejon feja të denoncoj”
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për 21 vjecaren, që akuzohet se helmoi vjehrrën e saj me fostoksinë, një vit më parë.

Bashkë me 21-vjeçaren Marjana Cmeta, në burg do të qëndrojnë edhe bashkëshorti i viktimës, Agim Lami, kushëriri i tij, Arben Saliu, si dhe hoxha Hysen Shehu, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit.

Por vetë autorja nuk ka pranuar të flasë para gjykatës ndërsa i vetmi që ka dhënë shpjegime ishte hoxha Hysen Shehu, i cili nuk ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij nga prokuroria.

I pandehuri ka pretenduar se nuk e lejonte feja te denonconte ndërsa e quante te kryer detyren e tij persa kohe kishte njoftuar bashkëshortin e viktimes.

Në këto kushte gjykata ka vendosur ti lërë ne burg katër të arrestuarit deri në përfundim të hetimeve.

21 vjeçarja Marjana Cmeta e akuzohet nga prokuroria se ka vrarë vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 Prill 2017, në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, duke përdorur helmin e rëndë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/helmoi-vjehrren-sot-jepet-masa-e-sigurise-marjana-cmeta
Recommended