Dënimi me burg, Salianji: Nuk ka mafia që më ndal, do dal me emra konkretë
  • 4 years ago
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës që e shpalli fajtor për akuzën e ?kallëzimit të rremë? në çështjen ?Babale?, duke e dënuar me 1 vit burg.


Në një komunikim para mediave, Salianji tha se vendimarrja e gjykatës e pabazuar në ligj dhe në prova, duke paralajmëruar se do të vijojë me denoncime të tjera, duke nxjerrë edhe emra konkret.

?Ishte një vendimarrje e paabazuar në ligj në prova, e bazuar në dëshirën e Kryeministrit. Ka disa shkelje të qarta që e bënë që këtë vendim të ishte në këtë konluzion shumë kohë më përpara. Nuk ka mafia, nuk ka llumë, nuk ka llucë, nuk ka qelbësira që më ndalin dot në këtë vend. Për të tentuar të devijojnë të vërtetën, nuk më tremb, më bën të priviligjuar. Më bën të jem i motivuar, më i fortë dhe më denoncues me emra konkret që do t?i bëj publike në javët në vijim, nuk trembem aspak. Nuk ka diskutim që llumi që janë përfshirë do të çmontohen siç ka ndodhur me gjykatësit e mëparshëm. Deri në gjykatën e Strasburgut që të zbulohet e vërteta. Me vendimin e sotëm mbyllet çështja për Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj?, u shpreh Salianji.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Salianji#Burg#TopChannel
Recommended