Balliu i sapodalë nga qelia bllokon sërish rrugën: Nuk ka burg që na ndal
  • 5 years ago
?Jam këtu sot për të ju garantuar, se për ju, jo dy ditë, por edhe 2 mijë ditë burg janë pak për kauzën tuaj. Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të Rilindjes, si Revani Jaupi, që së shpejti do të bëhet hallvë, ky drejtori I Saimir Tahirit, atij të cilit kanabizoi vendin, janë në ditët e tyre të fundit. Është pikërisht kjo arsyeja se pse tani janë më të dhunshëm me qytetarët e lirë të këtij vendi. Por të jenë të garantuar, se nuk ka burg që nan dal. Nuk frikësohemi ne me shoqërime, nuk frikësohemi me arrestime. Vetëm Zoti mund të na ndalojë, por Edi Rama, Rilindja, arrestimet, shoqërimet e tyre, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se na bëjnë më të fortë e më të bashkuar me të gjithë qytetarët shqiptarë. Edvin, siç e pe dhe vetë, ti dhe qeveria e jote e mbaruar, ti nuk mban dot këtu një takim e jo më të hysh te unaza e re për të prishur shtëpitë.Partia Demokratike I ka dhënë besën qytetarëve shqiptarë se do ti mbrojë ata nga dhuna dhe korrupsioni I Edi Ramës dhe të jeni të sigurtë, që si unë dhe çdo koleg tjetër I opozitës, do të përballen njësoj si ju me këdo që guxon të ju dhunojë juve. Të jeni të sigurtë që këtu do të qëndrojnë shqiptarët dhe tradhtarët si Edvinoviçi, do të zhduken në azil politik? ka thënë ai.
Recommended