Ora News - Koalicion? Vasili: Ende heret për të diskutuar me PD, Mediu: Të bashkojmë të djathtët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demroaktike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dy partitë kryesore në opozitë, ende nuk e kanë të qartë rrugëtimin e tyre politik. Kryetari i grupit Parlamentarë i Levizjes Socialiste për Inetegrim Petrit Vaslili, në një intervistë për Ora News, thotë se është ende herët, për të diskutuar për një platformë të përbashkët politike, duke theksuar se emergjente është dekriminalizmi i vendit dhe dhënia fund keq qeverisjes.

Vasili: Është ende herët për të folur për një çështje të tillë pasi përpara se të flasim për zgjedhjet e ardhshme duhet të flasim me ç'pushtet kriminal do të shkojmë në zgjedhje. Duhet ti japim një përgjigje shumë të fortë kësaj.

Por aleati historik i Partisë Demroaktike, Kryerepublikani Fatmir Mediu, e vlerëson si të domosdoshëm bashkëpunimin PD-LSI në opozitë, por kur flitet për shtrirjen e marrëdhënies edhe për në betejat elektorale, ai ngre disa pikëpyetje. E djathta sugjeron ai, përpara bashkimeve mekanike politike, qëllim duhet te ketë bashkimin e faktorëve të saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashke-ne-koalicion-vasili-ende-heret-te-diskutuar-me-pd-mediu-te-bashkojme-te-djathtet

Recommended