Ora News - Aksioni i ujit, familjet në nevojë do kenë lidhje dhe kontrata falas

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjet në nevojë që nuk kanë akt marrëveshje me UKT dhe nuk kanë sahat të ri, do të subvencionohen nga shteti dhe nuk do të paguajnë asnjë kosto për formalizim. Ndaj konsumatorëve familjarë ka nisur aksioni i ujësjellësve për të bërë verifikimet në terren dhe në rast kundravajtje ata do të shoqërohen në polici.

Të gjithë konsumatorët familjarë që nuk janë të formalizuar me ujësjellsat në qytetet ku jetojnë dhe kanë bërë lidhje të paligjshme do të shoqërohen në polici duke nisur nga data 1 mars. Bashkitë janë udhëzuar nga qeveria për verifikimet dhe kontrollet në terren, ndërsa inspektorët do të shoqërohen nga

Evis Gjebrea: Verifikimi do të bazohet në kontrollin nëse është një konsumator në ujësjellësin e Tiranës apo jo. Ne e kontrollojmë nëse ka një ujëmatës të instaluar, verifikohet linja e brendshme e ujësjellësit për të parë nëse ka një lidhje abuzive, një lidhje të dyfishtë. Të gjithë këto elemente, ashtu sic është verifikuar me të tjerë do të verifikohen në rastin e konsumatorit familjar.

Përjashtohen nga të gjitha kostot për kontratat dhe lidhësit e matësve për herë të parë familjet në nevojë. Evis Gjebrea, nëndrejtore e UKT tha se udhëzimi përcakton qartë se kjo kategori do të subvencionohet nga shteti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-i-ujit-familjet-ne-nevoje-do-kene-lidhje-dhe-kontrata-falas

Recommended