Ora News - Bashkia Lezhë: Në programin e rindërtimit do të kenë prioritet familjet në nevojë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në programin e rindërtimit prioritet do të kenë familjet në nevojë, ato që jetojnë ende në çadra, familjet që kanë humbur të afërmit dhe mosha e tretë.

Kështu bëri të ditur nënkryetari i bashkisë së Lezhës Ermal Pacaj, në mbledhjen e këshillit bashkiak, ku u miratua sistemi i pikëzimit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që kanë mbetur të pastrehë të aplikojnë sa më parë në sportelet e dedikuara ne bashki.

Ermal Pacaj: ''Ideja e sistemit të pikëzimit është një paketë e cila është e lidhur me sistemin online të aplikimit. Në baze të pikëzimit që u është sjellë juve për miratim, jep mundësi strehimi më përpara të familjeve në nevojë.''

Bashkia e Lezhës është në fazën përfundimtare të verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe brenda pak ditësh fatura do të jetë gati.

Në total janë 13 pallate të shpallura të pabanueshme dhe një numër i konsiderueshëm i banesave private.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bashkia-lezhe-ne-programin-e-rindertimit-do-te-kene-prioritet-familjet-ne-nevoje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended