Rama me familjet Meçja dhe Gjana: T’iu plotësohet çdo nevojë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ajet Meçja është një nga banorët e Durrësit që humbi bashkëshorten, vajzën dhe mbesën në tërmetin e 26 nëntorit. Këtë të enjte ai u vizitua nga kryeministri Rama.Kërkesa e vetme e oficerit të policisë ishte mundësia për të dalë në pension para kohe, kur i duhen edhe dy vite, për t?i qëndruar pranë fëmijëve dhe nipërve e mbesave.Nje kerkese qe ka gjetur menjehere miratimin e kreut te qeverise i cili tha se kjo eshte me e pakta qe mund te beje qeveria.Në të njëjtin kat me Ajet Meçjen jeton edhe Fatmir Gjana, që tërmeti i mori bashkëshorten.Në kujtesë riktheu çastet nën rrënoja dhe si ekipet e kërkim shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e tij gjallë nga rrënojat.Kryeministri u premtoi se mbështetja e qeverisë nuk do të mungojë edhe në ditët në vazhdim qoftë ajo shëndetësore dhe psikologjike.
Recommended