Reprot TV - Veliaj: Nismë për të ndihmuar familjet në nevojë, ushqime falas
  • 8 years ago
Bashkia e Tiranës do të lidhë një marrëveshje me të gjitha supermarketet e qytetit për t?ua shpërndarë familjeve në nevojë produktet pak muaj para skadencës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim të zhvilluar në Pezë me kryepleqtë e fshatrave që i janë bashkuar kryeqytetit me reformën e re territoriale, tha se kjo nismë do t?i paraqitet së shpejti Këshillit Bashkiak.

Në Këshillin Bashkiak do të paraqesim shumë shpejt një nismë, në mënyrë që supermarketet të mos i hedhin ushqimet që kanë afat skadence në muajin e ardhshëm, por ato t?u kalojnë familjeve në nevojë?, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, në një qytet si Tirana askush s?duhet të ngryset pa një vakt. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në Tiranë funksionojnë disa menca sociale, ku çdo drekë shërbehet ushqim i ngrohtë për njerëzit në nevojë.

Më tej, kryebashkiaku theksoi nevojën e rritjes së rolit të kryepleqve. ?Nuk besoj se ka vlerësim më të madh për një njeri se sa vlerësimi nga komuniteti ku jeton. Kryepleqtë kanë ekzistuar edhe më parë, nuk janë shpikje e kësaj reforme administrative. Por, ajo që besoj se është e re është mënyra se si ne duam ta trajtojmë këtë pozicion kaq të nderuar në çdo fshat?, u shpreh Veliaj.

Në këtë takim, kryetari i Bashkisë së Tiranës preku dhe kompetencat e kryepleqve duke kërkuar rritjen e rolit të tyre në komunitet dhe koordinimin me administratorët apo me strukturat e bashkisë për të gjitha çështjet që kërkojnë një zgjidhje apo që u shërbejnë banorëve të zonës.

Veliaj e ka premtuar këtë nismë pak muaj pasi mori detyrën, për të ndihmuar familjet që nuk kanë mundësi ekonomike.
Recommended