Report TV - Policia e Tiranës: Kapëm dy vrasësit e biznesmenit Memli Begalla

  • 6 years ago
TIRANE-Arrestohet autori i vrasjes së biznesmenit Memli Begalla 64-vjeç nga Progonati i Tepelenës. Të arrestuar nga policia janë; Denis Demiri, i cili akuzohet se ekzekutoi biznesmenin, ndërsa Ardian Serezi është i arrestuari i dytë si bashkëpunëtor në vrasje.

Drejtori i Policisë së Tiranës në një deklaratë për mediat u shpreh se ka prova të pakundërshtueshme që ëvrtetojnë se Denis Demiri vrau biznesmenin në Tiranë në datë 14 shkurt. Pista kryesore e hetimit janë borxhet e pashlyera të biznesmenit.

Gjithashtu gjatë operacionit është sekuestruar edhe makina me të cilën dy autorët u larguan pas vrasjes së Memli Begallës dhe 9 telefona. Memli Begalla u ekzekutua me silenciator poshtë pallatit ky banonte në zonën e Bllokut në Tiranës.

Recommended