Report TV - Aksident mes dy makinave në Thumanë, katër të plagosur me urgjencë drejt Tiranës

  • 5 years ago
THUMANË- Një aksident ka ndodhur në Thumanë ku janë përplasur dy automjete dhe janë në gjendje të rëndë 4 persona. 3 të plagosurit janë nga njëra makinë dhe në automjetin tjetër është plagosur shoferi.

Katër të dëmtuarit janë dërguar në siptalin e kryeqytetit me urgjencë. Nga pamjet e marra në vendin e ngjarjes përplasja ka qenë aq e madhe sa njëra nga makinat është anuar në rrugë dhe tjetra ka përfunduar jashtë saj. Makina e dalë nga rruga është dëmtuar në anën e majtë. Policia është në vendngjarje për të kontrolluar zonën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Recommended