Ora News - Vrasja e Kasmit, refuzohet sërish garancia pasurore e grekut, Apeli e lë në burg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-policin e Forcave Speciale greke Eftimius Eftimiu, i akuzuar si vrasës me pagesë i Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në Tiranë në fund të muajit janar. Në burg u lanë edhe të akuzuarit e tjerë Elton Halipaj dhe Elton Hoxhallari. Shtetasi grek afroi edhe këtë seancë edhe garanci pasurore por kërkesa u refuzua nga gjykata.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-policin e Forcave Speciale greke Eftimius Eftimiu, i akuzuar si vrasës me pagesë i Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në Tiranë në fund të muajit janar.

Të njëjtën masë sigurie Gjykata e Apelit la në fuqi edhe për dy të akuzuarit e tjerë si bashkëpunëtorë të Eftimiut në këtë ngjarje, Elton Halipaj dhe Elton Hoxhallari.

Ndërsa i dyshuari i tretë për ngjarjen, Melvi Dinellari pritet të gjykohet në një tjetër datë. Edhe në Gjykatën e Apelit, Eftimiu ofroi sërish garanci pasurore për të rifituar lirinë, por kërkesa iu refuzua nga gjykata.

Jashtë seancës avokati mbrojtës i të pandehurit Sajmir Visha pretendoi se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë të re në lidhje me të akuzuarin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-devi-kasmit-apeli-le-ne-burg-grekun-efthimiou-efthimious

Recommended