Ora News - PD depoziton kërkesën në Kuvend: Komisioni Hetimor për çështjen "Tahiri"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka marrë vendim për të dorëzuar kërkesën për një komision hetimor për çështjen e drogës dhe të Saimir Tahirit.

"Kjo kërkesë ka marrë dhe mbështetjen e grupeve të tjera opozitare dhe do të depozitohet ditën e sotme" deklaroi kreu i PD-se Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit PD.

"I gjithë opinioni publik është i njohur me faktin se për dy vite me radhë ndërsa Shqipëria shndërrohej në një hambar të trafikut të drogës ministria e brendshme, kryeministri ishin në disponim zyrtar të informacionit se kjo bëhej vetëm përmes përfshirjes së drejtëpërdrejtë të kupolës së policisë së shtetit dhe oficerëve të lartë në terren. Bëhej drejtëpërdrejtë me bekimin, rryshfetin dhe bashkëndarjen e të ardhurave të drogës e drejtuesve të lartë të policisë së shtetit." tha Basha.

Burime nga PD, thanë se komisioni do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe ndërhyrjet tek hetimet për çështjen Tahiri.

Sipas burimeve, komisioni hetimor "Tahiri" do të ketë si objekt disa çështje: verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit, veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur dhe ligjshmërinë e ekstradimit të Nezar Seitit. Ky i fundit është person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e Brendshëm.

Në seancën e së enjtes ministrja Etilda Gjonaj e quajti interpelancën që PD kërkoi si sulm politik të bërë nga frika nga reforma në drejtësi.

Enkeljed Alibeaj i tha ministres së Drejtësisë se: Në burgun 313 ka një qeli e lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk ju mban të gjithëve.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ekstradimi-i-nezar-seitit-pd-kerkon-komision-hetimor-ministren-e-drejtesise