Ora News - Prezantohet Ardi Veliu: Policia ka nevojë për ristrukturim të efektshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ardi Veliu i cili sot mori detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit është prezantuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në fjalën e tij përpara kolegëve, drejtori i ri tha se policia e shtetit ka nevojë për një ristrukturim të ri.

Po ashtu, drejtori Ardi Veliu deklaroi se detyrën që i është besuar e shikon si sfidë të jetës së tij.

Ardi Veliu: Sot e shoh si sfidën e jetës sime, përgjegjësi ndaj qyetarëve dhe arsyeja që ma besuat këtë detyrë. Përgjegjësia ndaj qytetarëve të republikës së Shqipërisë si dhe besimit të qeverisë ndaj meje në këto moment që ndodhet rendi më angazhon mua për të përmbushur me sukses këtë mision.

Unë e di që nuk jam vetëm në realizimin e këtij misioni. Jam i ndërgjegjshëm që organizata e policisë është institucioni më i besuar nga publiku në Shqipëri.

Jam i vendosur të punoj me përkushtim bashkë me ju kolegë për të realizuar objektivat e qeverisë në përmirësim të rendit dhe sigurisë.

Policia ka nevojë për një rritëm të ri, më dinamik në të gjitha nivelet për të qenë me rezultative në realizimin e strategjive të miratuara për rendin dhe kjo do të ndodhë. Ka nëvojë për ristrukturim të efektshëm si në nivel qendëror edhe në atë vendor. Policia e Shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më eficent të burimeve njerëzore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prezantohet-ardi-veliu-policia-ka-nevoje-ristrukturim-te-efektshem

Recommended