Ora News - Gallata në Komisionin e Jashtëm, Shehu-Kodhelit: E ça pastaj që më tërheq vërejtje...

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Jashtëm, ku sot po raportonte ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shoqëruar edhe me nota humori mes deputetëve.

Deputetë të opozitës dhe mazhorancës kanë shpërthyer në të qeshura në një moment kur deputeti i PD, Tritan Shehu ishte duke debatuar me kryetaren e Komisionit, Mimi Kodheli, e cila i tërhoqi vërejtje pasi Shehu po fliste pa ia dhënë fjalën.

Ja debati në Komision

Kodheli: Dua ti tërheq vërejtje zotit Shehu sepse fjala nuk merret pa leje, sipas rregullores.

Shehu: Zonja kryetare....(i mbyllet mikrofoni)

Kodheli: Komisionin e drejtoj unë dhe fjalën e merrni kur unë tjua jap.

Shehu: Vërejtje nuk marr nga ty unë, harroje

Kodheli: Absolutisht ta tërheq vërejtjen

Shehu: Harroje njëherë e përgjithmonë atë gjë

Kodheli: Jo jo, unë nuk ka çfarë të harroj

Shehu: Ta harrosh mirë madje

Kodheli: Mos folë me këtë gjuhë me mua sepse nuk të shkon

Shehu: Më tërheqke vëmendjn ti mua

Kodheli: Patjetër!

Shehu: Ouuu

Kodheli: Të tërheqj vërejtjen sepse duhet të zbatosh rregulloren

Shehu: Po tërhiqe hë, çfarë do bësh?!

Kodheli: Ja ta tërheqa publikisht

(deputët qeshin)

Kodheli: Kaq..

Shehu: Edhe ça pastaj

Kodheli: Shkruhet në procesverbal

Shehu: Si zysh kujdestare...

Kodheli: Ps sigurisht. Zysh kujdestare unë për ju?! Asnjëherë ! Rregulloren ta tregoj, edhe vërejtjen ta tërheq. Nuk bëjmë këtu si kalamajtë e klasës së parë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/plas-gallata-ne-komisionin-e-jashtem-shehu-kodhelit-e-ca-pastaj-qe-me-terheq-verejtje

Recommended