Sherr ne Komisionin e Jashtem Parlamentar (6 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në mesin e kësaj vere të nxehtë janë ftohur së tepërmi marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ministri i Jashtëm Paskal Milo, i sapokthyer nga Italia, është njohur sot me vendimin e Komisionit të Jashtëm Parlamentar për largimin kompanisë ushtarake greke te vendosur në fshatin Yzberisht të Tiranës që nga koha e marsit të vitit 1997. Largimi i ushtarëve grekë është çeshtje ditësh pasi qeveria shqiptare përfundimisht nuk ka miratuar marrëveshjen mes dy ministrive të mbrojtjes e paraqitur prej 8 muajsh.
Gjatë raportimit të kryediplomatit Milo është kërkuar që qeveria shqiptare të kërkojë nga pala greke që parlamenti i fqinjit jugor të heqë përfundimisht ligjin e luftës me Shqipërinë i vendosur në vitin 1941. Pezullimi i përkohshëm i gjendjes së luftës nga qeveria greke në vitin 1987 nuk ka patur asnjë ndikim në marrëdhëniet dypalëshe pasi pasuritë e çamëve dhe shqiptarëve në Greqi mbeten të ngurtësuara.
Mosratifikimi nga parlamenti grek i heqjes së ligjit të luftës me Shqipërinë, ka penguar trajtimin e duhur gjyqësor të të burgosurve nëpër burgjet greke dhe ka nxitur largimin e detyruar të emigrantëve shqiptarë. Në tre orë mbledhje të Komisionit të Jashtëm Parlamentar kryereformatori Pollo ka argumentuar ashpër me ministrin Milo për vizitën jozyrtare në Amerikën Latine. Sherri është shuar nga kryetari Godo.
Në përfundim të kësaj mbledhje, Milo nuk e ka shuar kureshtjen e gazetarëve duke u shprehur se nuk ka asnjë deklaratë për të bërë për shkak se në axhendë kishte një takim tjetër që duhet të merrte pjesë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended