Komisioni i Jashtem Parlamentar thirrje per paraqitje Ministrit Milo (13 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Komisioni i Jashtëm Parlamentar ka ftuar dhe një herë sot zyrtarisht Ministrin e Jashtëm Paskal Milo për të dhënë shpjegime mbi vizitën e tij 2 javore në Amerikën Latine. Pas incidentit të djeshëm në Parlament me deputetin e pavarur Lesi, Ministrit Milo do t'i duhet të paraqitet më 20 Qershor në zyrat e Kuvendit.
Anëtari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Leonard Demi, tha se vizita e Milos është e pajustifikuar dhe për këtë Komisioni i Jashtëm i është drejtuar edhe Kryeministrit Ilir Meta.
" Unë jam i interesuar për veprimetarinë që bën Ministri i Jashtëm dhe përgjigja që ai dha dje, nuk justifikonte vizitën e tij në vendet e Amerikës Latine. Komisioni i Jashtëm e ka thirrur Milon nëpërmjet deputetit të Partisë Demokratike zotit Pollo, që të informojë këtë forum të Parlamentit për veprimtarinë e tij në Amerikën Latine ku zoti Milo e ka refuzuar ftesën për të dhënë llogari në Komisionin e Jashtëm. Ne e kemi ripërsëritur atë dhe mendoj nga data 20 zoti Milo do të vijë në një mbledhje të Komisionit të Jashtëm."



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended