Ora News - Rama merr postin e ministrit te Jashtem

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryeministri merr postin e Ministrit te Jashtëm, de juro, derisa të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese dhe të sqarohen kompetencat e presidentit mbi dekretimin e ministrave. Këtë vendim PS e mori pas ngërçit të krijuar me mos dekretimin nga presidenti Ilir Meta të Gent Cakës në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

"Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit." shkruan Rama në një status në twitter.

Pas përfundimit të afatit kushtetues prej 7 ditësh presidenti Meta, përveç refuzimit të Gent Cakës nuk dekretoi as shkarkimin e Ditmir Bushatit. Një ide mes socialistëve në mbledhjen e sotme (14 janar) të kryesisë PS ishte që propozimin e Gent Cakës ta votoni direkt duke anashkaluar presidentin por më pas kanë vendosur të mos i përgjigjen shkeljes që sipas tyre bëri presidenti.

Ndërkohë për presidentin Meta ky ishte reagim për të mos pasur shtet të rremë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-merr-postin-e-ministrit-te-jashtem

Recommended