Rrefehet 21-vjecarja qe u perdhunua: Me tha hajde te shkojme ne supermarket pastaj...
  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e 21-vjeçares Laugerta Qelia. Ajo është larguar nga Shqipëria para 3 vitesh me familjen e saj dhe aktualisht jeton në Gjermani. Në një lidhje në Skype, Laugerta rrëfeu se kur ishte 9 vjeç, ajo është përdhunuar nga një bashkëfshatar i saj, por në atë kohë nuk i ka treguar askujt për ngjarjen nga frika e paragjykimeve.
Por kjo nuk ishte hera e vetme, që Laugerta do përballej me një situatë të tillë, pasi në vitin 2018, kur ishte në Austri së bashku me familjen e saj, u përdhunua sërish nga një shtetas nga Afganistani.
Ajo tregon se ngjarja ka ndodhur pas një feste dhe personi nuk ishte i panjohur për të. Këtë herë vendosi ta denonconte dhe personi u dënua me 7 vite burg.
Recommended