Ora News – Beteja 10 vjeçare me drogën, 26-vjeçari: Fillimisht e shisja, pastaj nisa përdorimin

  • 5 years ago
#oranews #perdoruesdroge
Në Shqipëri janë rreth 10 mijë përdorues droge. Ora Neës sjell historinë e njërit prej tyre. Beni, 26 vjeç, nga Elbasani tregon betejën 10 vjeçare për t`u larguar nga lëndët narkotike.

"Kurioziteti, shoqëria e keqe". Kështu e ka nisur rrugëtimin me lëndët narkotike ky 26-vjeçar nga Elbasani.

Në moshën 16 vjeçare, kurioziteti për efektet që shkakton droga, e kthyen në një përdorues të saj.

Beni: Kam tregtuar gati dy vjet, pas dy vjetësh pastaj e provova dhe vetë. Marijuanë dhe heroinë kam shitur. Marijuanën e pija rregullisht, kurse heroinën pas dy vjetësh pastaj e kam provuar.

Pas 10 vitesh, ai është ndërgjegjësuar për varësinë dhe gjurmët e rënda që droga lë në shëndet, ndaj dhe ka nisur betejën e vështirë për t`u çliruar prej saj.

Beni: Kam bërë ndalesa, e kam lënë heroinën gati një vit, gjashtë muaj dhe pastaj e kam filluar prapë. Kurse tani kam katër, pesë muaj që nuk e pi dhe po pres të ul dozën e metadonit dhe do të shkoj jashtë shtetit të punoj.

Beni tregon se nuk është i vetëm në këtë betejë, krah ka familjen e tij ku gjen gjithë forcën për t`i qëndruar larg joshjes së lëndëve narkotike.

Beni: Vetëm të lë këtë, çfarëdo lloj pune nuk e kam problem, vetëm të lë këtë. Kjo është dëshira ime më e madhe, të kthehem dhe njëherë siç kam qenë.

Prej disa muajsh, 26-vjeçari ka nisur frekuentojë Qendrën e Shërbimeve Miqësore për të Rinjtë, ku është dorëzuar për të kërkuar ndihmë dhe trajtohet me metadon.

Mjekët shprehen se rastet janë në rritje çdo vit.

"Duke qenë se një pjesë e madhe e përdoruesve e marrin me injektim intravenozë. Nëpërmjet injektimit të drogës rrezikojnë të infektohen nga viruset e hepatitit dhe një për qindje e lartë e përdoruesve janë bartës të Hepatitit C, infektohen me virusin HIV".

Këtë qendër e frekunetojnë çdo ditë rreth 55 përdorues të cilët marrin nivele të ndryshme metadoni.

Sipas studimeve, rezulton se në Shqipëri numri i përdoruesve të drogës është afro 10 mijë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/beteja-10-vjecare-me-drogen-26-vjecari-nga-elbasani-fillimisht-e-shisja-pastaj-nisa-perdorimin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended