Ora News – Humb jetën 40 vjeçari në Divjakë, u mor nga uji me të bijën 7 vjeçare

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 40 vjeçar nga Krutja e Lushnjës humbi jetën në Divjakë, pasi u mor nga rrjedha e ujit bashkë me vajzën 7 vjeçare.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta në plazhin e Divjakës në vendin e quajtur ?Ura me dërrasa?, ku shtetasi me iniciale E.B, është marrë nga rrjedhja e ujit nga pakujdesia.
Menjëherë ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e tij të mitur.
?Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë?, sqaron policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, rreth orës 11:25, në plazhin e Zvërnecit ka ndërruar jetë një i moshuar. i ndjeri është 82 vjeçari me iniciale Z.I, banues në Fier, i cili po pushonte në këtë zonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/humb-jeten-40-vjecari-ne-divjake-u-mor-nga-uji-me-te-bijen-7-vjecare/

Recommended