Ora News - Ekstradimi i Seitit, zbardhet vendimi i Gjykatës: Nuk e dinim që hetohej!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që lejoi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i grupit kriminal të vëllezërve Habilaj. Vendimi i datës 18 dhjetor 2017 me numër 1506, i cili u zbatua nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në lejimin e ekstradimit, duket se konfirmon mungesën e kordinimit mes institucioneve në lidhje mekëtë rast.

Sipas togave të zeza, ekstradimi i Nezar Seitit, u lejua pasi në procesin e zhvilluar gjatë muajve nëntor e dhjetor 2017, në seancë gjyqësore nuk u paraqit asnjë dokument apo njoftim që të tregonte se ndaj Nezar Seitit, kishte një procedim penal të filluar në Shqipëri.

Në argumentimin e vendimit që lejoi ekstradimin, gjykata shprehet se e ka verifikuar edhe këtë fakt, por bazuar në provat e paraqitura në seancë, ka arritur në përfundimin se për të njëjtin fakt, ndaj shtetasit shqiptar Nezar Seiti nuk është dhënë një vendim i formës së prerë dhe nuk po zhvillohet ndonjë procedim penal në Republikën e Shqipërisë.

Konstatimi është bërë nga gjykata e Tiranës në dhjetor 2017 kur prokuroria e krimeve të rënda sicc ishte njoftuar edhe publikisht, kishte të paktën një muaj që kishte regjistruar procedim penal ndaj shtetasve Nezar Seiti dhe Armand Kocerri, në lidhje me drogën e kapur në magazinat e grupit të Habilajve në Vlorë.

Pikërisht për shkak të mungesës së këtij kordinimi që ka sjellë si pasojë ekstradimin e Seitit në Itali edhe pse ndaj tij ishte dhënë një masë arresti për procedimin e nisur nga krimet e rënda, kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për katër prokurorët që janë marrë me këtë rast.

Neni 491, pika cc, duket se ka qenë i zbatueshëm në këtë situatë pasi parashikon shprehimisht se ekstradimi nuk lejohet të bëhet kur ndaj shtetasit ka filluar procedimi ose kur ai është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ekstradimi-i-seitit-zbardhet-vendimi-i-gjykates-nuk-e-dinim-qe-hetohej

Recommended