Ora News -Kryemadhi: Rama i vetëm në zullumet e tij, nuk ka Ambasador ta shpëtojë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi para protestuesve të mbledhur në shesh se Kryeministri Edi Rama ka mbetur vetëm dhe duhet të largohet një orë e më parë.

Sipas saj, Rama është zhytur në zullumet e keqqeverisjes dhe nuk ka Ambasador që ta shpëtojë.

Ajo tha se sot në protestë nuk është si kryetare partie, por si grua, nënë dhe vajzë shqiptare që do vendin e saj.

Kryemadhi i bëri thirrje policisë t'i bashkohen. "Lufta jonë është me krimin e organizuar. Policë ju jeni vëllezërit tanë dhe motrat tona. Ju bëj thirrje ejani me ne të largojmë Edi Ramën"

Monika Kryemadhi: Përshëndetje të gjitha grave dhe vajzave shqiptare që kanë ardhur këtu sot, të gjithë djemve të rinj të cilët i thanë jo Edi Ramës dhe erdhën për të protestuar dhe për ti thënë atij që ne e duam Shqipërinë. Për të gjithë ju qytetarë që jeni tek busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, për të gjithë ju qindra dhe mijëra shqiptarë që protestoni sot kundër një njeriu i cili është vetëm. Për herë të parë jeta politike shqiptare në këto 27 vite ka një politikan që është vetëm i rrethuar nga kukullat e tij të cilat nuk ia zgjasin dot jetën as edhe 1 minutë. Ne sot të gjithë këtu nga e gjithë Shqipëria, nuk është gjë tjetë veçse një portestë qytetare. Unë sot jam këtu si ju nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike. Por jam si një nënë, si një grua, si një vajzë shqiptare e cila e do vendin e saj. Unë sot vij këtu për të thënë zërin e çdo shqiptari, e çdo vajze studente, zërin e çdo gruaje që do të shpëtojë nga makthi i varfërisë së familjes së saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-i-vetem-ne-zullumet-e-tij-nuk-ka-ambasador-ta-shpetoje
Recommended