Report TV - Kryemadhi: Edi Rama është vetëm, të gjithë janë kundër tij

  • 6 years ago
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është nisur drejt bulevardit para Kryeministrisë në protestën e organizuar nga opozita kundër qeverisë Rama. Ajo u shpreh se koha e Ramës mbaroi, pasi ka qëndruar në pushtet më shumë se të gjitha kryeministrat e vendit bashkë pas rrëzimit të komunizmit.
?Qytetarët kanë ardhur nga gjithë Shqipëria. Edi Rama është vetëm, të gjithë janë kundër atij, mbaroi koha e atij. Edi Rama duhet të kuptojë se shqiptarët nuk janë me atë. Kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme është mesazh për Ramën. Njerëzit janë entuziastë dhe mesa duket një fije shprese lind në shpirtin e tyre. Duhet të largojmë Ramën. Çizmja drejt Kryeministrisë? Çizmja nuk është për shqiptarët, por për pushtuesit. Ai donte tepsinë, atë e mori? deklaroi ajo.

Recommended