Ora News - Ora News siguron vendimin: S'i u lirua nga burgu Durim Keçi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sipas vendimit të Gjykatës i cili disponohet nga Ora News, lirimi i Durim Keçit ka ardhur pasi gjykata ka anuluar procedurën e ekstradimit dhe ka vendosur njohjen në Shqipëri të dënimit të dhënë në mungesë nga autoritetet Italiane.

Mësohet se me këtë procedurë ka qenë dakord edhe prokuroria.

Gjykata e Durrësit në vendimin e saj deklaron njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykata penale e Gjenovës në 9 (nëntë) vite burgim për Durim Keçin.
Më pas, nga kjo masë dënimi gjykata ka vendosur që shtetasit nga Shijaku t'i zbritet periudha e vuajtur në paraburgim nga i dënuari Durim Keçi nga data 25.05.2002 deri më datë 19.12.2005, periudhë e cila llogaritet një ditë paraburgim baraz me 1.5 dite burg.

Po kështu gjykata ka llogaritur edhe përfitimin e Keçit nga amnistia Italiane e vitit 2006 - 2013.
Në seancë është paraqitur fakti se me urdherin nr.19.06.2013 te Gjykates se Apelit Gjenova, Durim Keçit i janë falur 3 vite burgim.

Llogaritja e amnistive e faljeve në itali dhe paraburgimi në Shqipëri ka sjellë në fund edhe lirimin e Durim Keçit

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ora-news-siguron-vendimin-si-u-lirua-nga-burgu-durim-keci

Recommended