Ora News - Mbyllja e lojrave të fatit, Rama: Deputetët shënjestër e sulmeve me sms nga burgu 313

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama në Kuvend vijon të mbrojë vendimin për mbylljen e kazinove dhe basteve online.

Madje thotë se opozita ka ndërmarrë "ofensivë" dhe e quan shpifje akuzat për monopolizimin e basteve online.

Edi Rama: "Shpifje si ajo e monopolit online të mbajnë për vete turpin e përfaqësimit të këtij llumi. Ne dimë më tepër se kaq për këtë ofensivë dhe lidhjet e atyre që shkojnë në banak më banak për të kundërshtuar në mënyrë hipokrite dhe hileqare duke e fokusuar sulmin tek një monopol online, por në fakt janë të lidhur drejtëpërdrejtë me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë"

Rama tha se deputetë të Komisionit të Financave janë shënjestruar nga një sulm vulgar i mesazheve të orkestruara nga burgu 313.

Edi Rama: "Jam i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Finacanve dhe Ekonomisë janë kthyer në një shenjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313."


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbyllja-e-lojrave-te-fatit-rama-deputetet-shenjester-e-sulmeve-me-sms-nga-burgu-313

Recommended