Ora News - Arrestohet pas një viti i arratisuri nga burgu i Fierit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 36 vjeçar është arrestuar një vit pasi ishte larguar nga vuajtja e dënimit në burgun e Fierit.

Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë u ndalua në lagjen "1 Maji" Vlorë, për arsye se "ky shtetas vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më" informoi policia e Vlorës

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për "Vjedhje" të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja" kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 323 dhe 134/2 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestohet-pas-nje-viti-i-arratisuri-nga-burgu-i-fierit
Recommended