I dënuari nga burgu i Fierit për Report Tv: Peticion për zgjerimin e amnistisë!
  • 4 years ago
Një i dënuar në burgun e Fierit në një lidhje telefonike për Report Tv kundërshton projektligjin e amnistisë që u miratua nga qeveria në fund të vitit të kaluar dhe po diskutohet tani në komisione përpara se të kalojë në Kuvend për miratim.

I dënuari Viri Shakaj tha se ka mbledhur një mijë firma në një peticion që kërkon zgjerimin e kategorive që përfitojnë amnisti. Ai kërkon që të përfshijë një numër më të madh dhe jo vetëm 180. Viri Shakaj akuzoi se ata që i dënuan sot luajnë domino, referuar gjyqtarëve që u nxorën jashtë sistemit nga vettingu.
Recommended