50 mijë euro për të nxjerrë nga burgu të dënuarin me 30 vjet për vrasje, arrestohet 'juristja'
  • 4 years ago
Një 33-vjeçare ra në prangat e policië për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, pas hetimeve të prokurorisë, e cila hiqet si juriste në Gjykatën e Lartë dhe se përmes njohjeve të saj ndikonte në trupën gjykuese të Apelit për Krime të Rënda dhe të Lartën.

Operacioni policor i koduar "Bënça", i ndjekur prej një viti me metoda proaktive, arrestoi me vendim gjykate 'arerst me burg' dhënë në mungesë më 13 nëntor 2019, 33-vjeçaren Amarilda Leka, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë.
Recommended