Ryshfet 3 mijë € për leje dhe transferimin e të dënuarve, arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Çuko
  • 6 years ago
Arrestohet nga policia ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko. Ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Burime për Report Tv pohojnë se Çuko është arrestuar, pasi dyshohet se kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para. Sipas informacioneve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.

Në njërin prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, që jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave, ndërkohë që ende nuk dihen se kush është përfituesi apo përfituesit.

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, thekson se sipas burimeve nga grupi hetimor, Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.
Recommended