Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policise se Burgjeve
  • 6 years ago
Drejtori i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra. Sipas Ministrisë së Drejtësisë Sulejmani nuk ekzekutoi vendimin e Gjykatës për të transferuar Ervis Martinaj nga një spital privat drejt atij të Burgut.

Martinaj mbeti i plagosur mbrëmjen e 4 Tetorit në një lokal në ish-bllok dhe prej asaj dite kurohej në një spital privat. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ?arrest me burg? me afat 30 ditë për 36-vjeçarin dhe paraditen e së martës pritej transferimi i tij drejt ambienteve të spitalit të burgut. Kanë qenë mjeket e spitalit privat që kanë refuzuar të firmosin kartelën e pacientit.

E gjitha kjo solli konflikt mes bluzave të bardha dhe burgjeve, të cilët mundën ta marrin 6 orë me vonesë të paraburgosurin. Ky u bë edhe shkaku e për shkarkimin e drejtorit të policisë së burgjeve Enrik Sulejmanit. Sakaq është bërë edhe një ?kallëzim penal? për personelin e spitalit privat, për pengim në zbatimin e vendimit të gjykatës.
Recommended