Report Tv - Shpëtohen kafshët e Fierit, transportohen nga kopshti zoologjik privat në Tiranë
  • 5 years ago
Merr fund mjerimi i kafshëve në ?Safari Park?, të cilësuar nga mediat britanike si Parku i Ferrit. Sot, inspektorët e mjedisit kanë shkuar pranë këtij parku për të bërë transferimin e tre luanëve dhe 10 kafshëve të tjera që mbaheshin në kushte të papërshtatshme, mes tyre edhe zebra e kaproj. Që në fillim të operacionit, inspektorët janë ndeshur me rezistencën e pronarëve të parkut, të cilët kishin mbyllur me dryn parkun dhe nuk lejuan zbatimin e urdhrit për transferimin e kafshëve nga Fieri drejt Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe Prokurorit të Fierit, për respektim procedure, që inspektorët të bëjnë më pas edhe ndërhyrjen me forcë duke prerë zinxhirët që mbyllnin dyert e për të liruar kafshët që mbaheshin në kafaz. Avokati i ?Safari Park?, Elvis Sulejmani, u shpreh për mediat se ata i kanë plotësuar të gjitha kushtet që u kërkuan dhe se kanë afat deri nëser për plotësimin e dokumentacionit.
Recommended