Ora News - Vrasja per pasion, flet drejtoresha e gjimnazit: Si i njihja dy të rinjtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja e Ariela Muratit në Zharrës të Patosit ka hapur dyert e mortit. Studentja e vitit të tretë të fakultetit të Drejtësisë u vra një ditë më parë në kryeqytet nga bashkëfshatari i saj Aldison Belulaj, pasi ajo i kishte refuzuar dashurinë.

Teksa u tha që historia e dashurisë mes dy të rinjve kishte nisur që në periudhën e gjimnazit në Patos, drejtoresha e gjimnazit "Sotir Çapo", Mireta Nasto mohon diçka të tillë.

Sipas saj i gjithë stafi i shkollës ishte befasuar kur morën vesh lajmin. Megjithatë ajo i përshkruan si Aldisonin ashtu edhe Arielën nxënës shumë mirë.

Nasto: Një tragjedi. Aldisoni ka qenë një nxnënës i mirë e përshkruajnë mësuesit, nuk kanë asnjë ankesë apo pretendim që ka një sjellje deviante.Ariela ka qenë një vajzë shumë e mirë, nxënëse shumë e mirë. Ajo ka qenë kryetare e qeverisë së nxënësve të shkollës dhe dinte të përcillte shumë mirë zërin e nxënësve.Arriti të fitonte një degë që e dëshironte, fitoi Drejtësinë. Me pasion vazhdonte Universitetin. Ishtë një vajzë model, vajzë shembull. Familja është përpjekur fort.Nuk di asnjë fakt që të rinjtë të kenë pasur lidhje në gjimnaz, nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur më vonë. Jemi befasuar kur e kemi dëgjuar. Njiheshin patjetër sepse kanë qenë bashkë në një gjimnaz, dhe ky është një gjimnaz i vogël fshati.

Në fund ajo ka dhe një apel për të rinjtë: "Motive të tilla të dobëta nuk duhet ti udhëheqin, duhet ta duan fort jetën!"

Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ndodhi para Fakultetit të Mjekësisë rreth pasdites. 23-vjeçari Alsidon Belulaj vrau me armë zjarri 21 vjeçaren Ariela Murati dhe më pas qëlloi edhe veten.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/familja-e-arieles-hap-dyert-e-mortit-flet-drejtoresha-e-gjimnazit-si-i-njihja-dy-te-rinjte

Recommended