Report TV - Report Tv zbardh testin për 3 mijë efektivët e burgjeve

  • 6 years ago
TIRANE-12 pyetje me shkrim dhe gjashtë ushtrime fizike në terren janë testi të cilët duhet të kalojnë mbi 3000 efektivë të policisë së burgjeve për të vazhduar të shërbejmë nën uniformë. ReportTv ka siguruar programin e testimit që do ti nënshtrohen këta efektivë përgjatë kësaj fundjave, testim i cili do të ndahet në grupe dhe do të kryhet pranë akademisë së policisë së shtetit.

Por cilat do të jenë fushat ku gardianët do të pyeten? Sipas kësaj faksimile pyetjet e testit me shkrim do të jenë mbi ?të drejtat dhe trajnimi i të dënuarve në burg dhe paraburgim, njohja e ligjit për policinë e burgjeve, rregullorja e burgjeve e miratuar me vendim qeveria në maj 2015. Më tej testi zgjerohet me ?rregullat e sjelljes së punonjësve të policisë, rregullat për ruajtjen, mirëmbajtien e armatimit të policisë si dhe ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit.

Recommended