Report Tv zbardh shkresën për reduktimin e pagave të zjarrfikësve! Sindikata kundër

  • 3 years ago
TIRANË- Report TV zbardh shkresën e Ministrisë së Brendshme e cila parashikon reduktimin e pagesave për zjarrfikësit.

Bazuar në VKM e vitit 2019 kjo shkresë sqaron se tashmë punonjësit e MZSH, të shtunën dhe të dielën do të paguhen si ditë normale, jo dyfishin siç parashikohet në Kod pune. Ndërkohë, edhe orët operacionale, (përtej orarit zyrtar), do të paguhen me 50% plus për çdo orë.Sipas sindikatës së punonjësve të zjarrfikësve kjo VKM shkel hapur Kodin e Punës pasi sipas tyre i redukton me 7 mijë lekë në muaj pagën e punonjësve.

Recommended