Report Tv-Sindikata: Në fund të shkurtit gati drafti për statusin e minatorit

  • 5 years ago
Qeveria bashkë me Federatën e sindikatës së minatorëve do të përgatisë draftin për statusin e minatorit i cili pritet të kalojë në fund të këtij muaji.

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Punonjësve të Industrisë, Taf Koleci në një deklaratë për mediet u shpreh se shumë shpejt do të kalohet në qeveri dhe më tej në parlament statusi i minatorit, ashtu siç është përgatitur nga grupet e interesit, sindikata dhe qeveria.

?Drafti i dakordësuar është që do të përfitojnë të gjithë ata minatorë, të cilat kanë një vjetërsi pune mbi 10 vjet e 6 muaj. Edhe ata që kanë 7 vjet apo 6 vjet do të përfitojnë vjetërsinë e punës në bazë të këtij projektligji që do të dalë tani?, u shpreh Koleci.

Përveç vjetërsisë, minatorët tha Koleci, ?përfitojnë edhe tek paga e cila do të llogaritet me pagën minimale të vendit herë 1.4 që shkon rreth 380-400 mijë lek pensioni. Do të llogaritet edhe fasha e të gjithë punonjësve që kanë dalë në pension që para viteve 90 e deri tani në 2015. Edhe ata që kanë 2 vjet pa dalë në pension edhe ata e përfitojnë?.

Recommended