Ora News - Donald Lu: Prokurorë federalë për hetim të paanshëm të çështjes "Tahiri"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

SHBA i afron ndihme prokurorisë shqiptare me prokurore federale të FBI, për të hetuar çështje të bujshme. Kjo është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë pas takimit që ambasadori amerikan Donald Lu pati me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa. Pas këtij takimi, ambasada ka shpërndarë një mesazh për mediat ku konfirmonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin me vëmendje hetimin ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri por edhe procese te tjera te krimit të organizuar.

"Çështja e z. Tahiri kërkon nje hetim të plote dhe proces të panshëm ligjor. Ashtu si vete Z. Tahiri dhe shumë udheheqës të tjerë shqiptare e kanë thënë kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshire dhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjekin nga shumë afër këtë çështje dhe te tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të Apelit Durrës. Ne kemi afruar mbeshtjeten e prokurorëve federale amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të shteteve te bashkuara për ti afruar ndihme teknike prokurorisë për kryerjen e nje hetimi të paanshëm " ka thënë Lu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/donald-lu-prokurore-federale-hetim-te-paanshem-t-ceshtjes-tahiri

Recommended