PE hetim për shembjen e teatrit, Ngjela: S'është çështje me vlerë duhet të fokusohemi tek 15 kushtet
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Hetimi i shembjes së teatrit kombëtar dhe dosjet ?184? dhe ?339? si dhe 15 kushtet për integrimin në BE ishin fokusi i diskutimit të komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian ditën e sotme (22 qershor).

Në analizën e mbrëmjes në Ora News, avokati Spartak Ngjela thotë se dy çështjet e para nuk janë me ndonjë vlerë të madhe teksa për prishjen e teatrit nuk ka mbetur më asgjë për të diskutuar.

Ai thotë se hetimi për shembjen e saj i takon dretësisë derisa të kryhet reforma.

Ngjela: Këto janë shtesa që i bëjnë shqiptarët. Nuk i shoh me ndonjë vlerë të madhe. 15 kushtet janë esenciale dhe ato duhet të zbatohen. Përsa i përket prishjes së teatrit çfarë kushti mund të jetë? Gabohemi në objekt. Ai u prish. Hetimi është çështje e reformës në drejtësi. Nuk përfaqëson kusht ai. Nuk janë vendime të asamblesë, janë vendime të grupeve të ndryshme parlamentare. Është dhe ai i Partive Popullore që i çojnë ata që nuk dinë të bëjnë opozitë. Flasin broçkulla gjithë ditën. Në esencë është kjo që Shqipëria nuk i plotëson kushtet që të hyjë në BE, por është presioni amerikanë që e do në BE dhe politika amerikane e tha hapur tani që ne jemi të interesuar që Shqipëria të jetë në union. Derisa e thanë hapur atëherë është politikë e tyre.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pe-kerkon-hetimin-e-shembjes-se-teatrit-ngjela-nuk-eshte-ceshtje-me-vlere-duhet-te-fokusohemi-tek-15-kushtet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended