Gjoni: Komision Hetimor për shembjen e Teatrit! Balla: Djalë për letrat, mos luaj teatër për teatrin
  • 4 years ago
TIRANË- Shembja e Teatrit ka qenë në fokus të seancës së sotme plenare që në nisje të saj. Ka qenë deputeti i opozitës, Ralf Gjoni i cili ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor pasi sipas tij pas këtij vendimi ka shumë të paqarta. Në përgjigje të tij ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili teksa e ironizoi duke e quajtur vazhdimisht "djalë" i tha që të bënte kërkesën me shkrim siç e kërkon rregullorja. Ai vijoi deklaratën e tij duke  thënë se nuk duhet të "bëhet teatër për teatrin".

Shembja e Teatrit nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës, por ajo është shndërruar kryefjalë të saj. Ndërkohë, kanë raportuar për punën vjetore komisioneri për të drejtën e informimit, ku pati pakënaqësi nga ana e Gjonit, i cili kërkoi që pyetjet t'i bëheshin përballë jo me shkrim. Gjithashtu raportoi edhe kreu i Entit rregullator ujor dhe kreu i KQZ-së. Sot është seanca e pestë parlamentare e zhvilluar në kushte të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.  Si në seancat e kaluara, deputetët do t'u matet temperatura dhe do të jenë të pajisur me maska dhe doreza, të ndarë në të gjithë parlamentin.
Recommended