PD: Padi ne SPAK per shembjen e Teatrit Kombetar |Lajme-News

  • 4 years ago
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike thotë se do të depozitojë në SPAK një kallëzim për krimet që sipas saj janë bërë me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Opozita thotë se dy javë nga akti i paligjshëm dhe antikushtetues I shkatërrimit të godinës, prokuroria ka vendosur të heshtë për të paktën 9 vepra penale të konsumuara.
?Duke nisur që nga shkatërrimi i pronës, tek shpërdorimi i detyrës apo korrupsioni i zyrtarëve. Në kallëzimin qe do të dorëzohet nesër në SPAK në krye të listës me shumë emra të zyrtarëve që duhen hetuar janë Edi Rama dhe Erion Veliaj?.
Demokratët akuzojnë prokurorinë se duhet të kishte vepruar që më 17 Maj, ndaj dhe dërgimin në SPAK të kallëzimit e shohin si provë për drejtësinë e re.
?Vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.?
Pjesë e kallëzimit të opozitës do të jenë edhe prova filmike që ajo thotë se provojnë jo vetëm shkeljet ligjore për prishjen e teatrit, por edhe dhunën policore të ushtruar ndaj artistëve dhe shoqërisë civile.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended