‘Veprimtari e strukturuar kriminale’, Meta flet për shembjen e Teatrit Kombëtar
  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka dalë edhe një herë haptazi kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Gjatë një deklarate nga Myftinia e Kavajës, Presidenti Meta iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke thënë se Teatrin Kombëtar e mbron Kushtetuta e Shqipërisë si dhe konventat ndërkombëtare ku aderon Shqipëria.

?Teatrin e mbron kushtetuta më mirë se kushdo dhe konventat ndërkombëtare ku aderon Shqipëria. Janë marrëzi çdo përpjekje për të prishur teatrin, pa rënë dakord për rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështje. Ka marrë dimension të qartë ndërkombëtar dhe Europian. U njoha me reagimin e përsëritur të komisioneres së BE për kulturën që bën thirrje për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe jo për përplasjen për tu vënë kazmën.? tha Meta ndër të tjera.

Presidenti më tej ka shtuar se shembja e Teatri Kombëtar është një marrëzi.

?Ende nuk mund të besoj disa akte që disa janë denoncuar edhe në prokurori. Më duket një papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi dhe përtej çdo llogarie sepse nuk kemi të bëjmë me shkeljen e ushte , ligjeve dhe përmbysje të shtetit të së drejtës. Jo vetëm më përgjegjësi penale që do të prishin apa shkatërrojnë TK , por aktet e fundit flasin në mënyrë tepër të qartë për një veprimtari të strukturuar kriminale që do të ishte e paamistueshme në çdo kohë. Na mjaftojnë kujtimet e kazmave të komunizmit ndaj objekteve. Në këtë situatë ende pandemie në vend të merremi më menaxhimin e saj. Nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë. Do të ishte si të vije kazmën përpjekjeve për të ecur drejt çeljes së negociatave. Provokim mjaft serioz për paqen sociale në vend. Shpresoj që të ketë një reflektim? tha Meta.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#TeatriKombetar#TopChannel
Recommended