Report TV - Jahja Lluka: Nuk ka refuzim të vizës së kryeministrit Haradinaj

  • 6 years ago
Jahja Lluka, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, pajisjen e kreut të qeverisë me pasaportë shqiptare.

I pyetur nëse Haradinaj do e përdorë pasaportën shqiptare për të aplikuar për vizë në SHBA si shtetas shqiptar, Lluka mohoi kategorikisht, duke theksuar se një gjë e tillë është e panevojshme. Lluka sqaroi gjithashtu se Haradinajt nuk i është refuzuar viza amerikane, por nuk ka marrë përgjigje pas aplikimit.

"Nuk ka refuzim të vizës së kryeministrit Haradinaj. Presidenti Donald Trump uroi Haradinajn për festën e Vitit të Ri. Kryeministri ka aplikuar por nuk ka refuzim. Kryeministri nuk aplikon për vizë amerikane me pasaportë shqiptare sepse është e panevojshme", tha Lluka.

Recommended