Report TV -Nuk ka më makina të përdorura! Nga 1 janari regjistrohen vetëm ato me pajisjen Euro 4

  • 4 years ago
Sot përfundon afati që kishin të gjitha bizneset dhe por edhe qytetarët për të regjistruar makinat që kishin zhdoganuar në doganë dhe që nuk përmbushnin kriterin euro 4.

Vendimi për të ndaluar importin e makinave që nuk përmbushin standardin euro 4 ishte parashikuar të hynte në fuqi në Janar të këtij viti por u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e makinave ngritën shqetësimin se shumë automjete të blera nuk plotësonin kriterin euro. Tashmë duke filluar që nga dita e parë e 2020, 1 janar nuk do të lejohet regjistrimi i asnjë makinë e përdorur dhe që nuk është euro 4.

Recommended