Ora News - Norma e ndotjes, qytetarët: S'kemi para për makina të reja nga janari 2019

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët janë kundër vendimit të qeverisë që ndalon prej 1 janarit 2019 importin e makinave me prodhim mbi 10 vjet. Ata shprehen se nuk janë në gjendje të blejnë këto makina pasi kushtojnë shtrenjtë.

Makinat e përdorura për më shumë se 10 vite nuk do të lejohen të importohen në vendin tonë duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.

Vendimi që synon të mbrojë mjedisin dhe të ulë nivelin e ndotjes shkaktuar nga automjetet e vjetra nuk pritet mirë nga qytetarët.

Nismën nuk e konsiderojne të drejte, pasi thonë se ekonomia e tyre nuk mund të perballojë blerjen e një automjeti të ri.

"Për të blerë një makinë të re është shumë e vështirë".

"Ligji është i mirë, por të ulin një çikë doganën e këtyre të rejave".

"Me çfarë do ta blesh, një makinë mbi 2009 i bie ta marrësh 7-8 mijë euro. Kush i ka 7-8 mijë euro? Unë nuk do ta merrja gjallë në botë, më mirë me autobus".

"Nuk e kemi mirëqënien që të kemi tërë shqiptarët makina të shtrenjta. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë, jo të blejnë makina".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/norma-e-ndotjes-qytetaret-skemi-para-makina-te-reja-nga-janari-2019

Recommended