Kërkesa e Holandës, Gent Cakaj në Report Tv: Rrini të qetë! Nuk ka rikthim të vizave
  • 5 years ago
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është i ftuar në studion e Report Tv pas vendimit të parlamentit holandez dje për t'i kërkuar Brukselit që të rikthejë vizat për shqiptarët për shkak të rritjes së kriminalitetit.

"Dua të sqaroj se nuk do të ketë tërheqje të vizave për shqiptarët, pasi nuk janë kushtet teknike. Vendimi i parlamentit është propozim për qeverinë dhe qeveria duhet ti adresohet komisionit Europian. Një vendim i tillë është i motivuar politikisht, rezultati i zgjedhjeve të fundit rajonale në Holandë ka shfaqur më shumë populizëm dhe eurospekticizëm dhe tani janë zgjedhjet e PE. Kjo është prapavija politike. Heqja e vizave është e pamundur.

Nuk do të ketë heqje të vizave për ata. Qëndrimet politike janë të motivuara mbi kalkulimet elektorale. Pas momentit të zgjedhjeve, të majit dhe publikimit të raportit të progresit, ku presim rekomandim të pakushtëzuar edhe disponimi i vendeve anëtare do të ndryshojë, do të jetë pritshëm në favor të Shqipërisë. Arbitri më i lartë për interpretim të Shqipërisë është KE, në presim rekomandim pozitiv" tha ai.
Recommended