Çakaj për Report Tv: Opozita e gatshme për të përfunduar reformën, në negociata nuk ka 'tabu'
  • 4 years ago
?Propozimi për qeveri kujdestare nuk është bërë posaçërisht për këto palë zgjedhje që do vijnë, por për tu vendosur si normë për sa kohë palët nuk kanë besim te njëra tjetra. Pra është një periudhë tranzitore. Përsa kohë ne do të arrijnë një standard për menaxhimin e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor. Kjo arrihet nga një qeveri që nuk është e interesuar për vota dhe nuk ka interesa në lidhje me subjektin që do të fitojë zgjedhjet. Ne jemi në tryezën e negociatave, në tavolinën e negociatave nuk mund të vësh vija të kuqe. Nuk ka çështje tabu të cilat nuk mund të diskutohen.? thotë nga ana tjetër eksperti ligjor në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Muharrem Çakaj.
Recommended