Ora News - Xhafaj i njeh Ambasadorët me vettingun në polici: Reformë e domosdoshme
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas lirimit të kreut të policisë së shtetit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka preferuar të ulet në tryezë me ambasadarët e BE për të diskutuar ligjin e vettingut në radhët e uniformave blu. Gjatë konsultimeve Ministri Xhafaj ka garantuar përfaqësuesit e selive dilomatike, se qëllimi i ligjit është të sigurojë institucione të forta me profesionistë dhe punonjës me integritet.

Pas vettingut në drejtësi një tjetër institucion po pregatitet të skanojë punonjesit e tij . Pak ditë më parë Ministria e Brendshme ka dorëzuar në komisionin e ligjeve projekt-ligjin për "Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së". Ky projekt-ligj është konsultuar edhe me disa nga përfaqësusit e selive diplomatike ne Tiranë në një tryeze të zhvilluar nga Ministria e Brendshme. Ministri Fatmir Xhafaj deklaroi se nisma ligjore, synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë dhe punonjës me integritet.

Fatmir Xhafaj: Kjo është një reformë e vështirë, por një reformë e cila është e domosdoshme në kushtet aktuale kur ne konstatojmë se në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesionistë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritetin, me kushtet e integritetit për të qenë pjesëtarë të kësaj Agjencie me profesionalizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdrejta në eficiencën e punës së Policisë së Shtetit.

Ambasadorët, shprehën mbështetje, vlerësim për punën e kryer dhe besim për rezultate të shpejta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-i-njeh-ambasadoret-me-vettingun-ne-polici-reforme-e-domosdoshme
Recommended