Ora News - Emigrantët vijojnë fluksin e largimit nga Shqipëria

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbrëmja e së premtes shënoi nisjen e fluksit të largimit të emigrantëve përmes portit të Durrësit, drejt vendeve të BE ku jetojnë e punojnë. Mbi 3500 pasagjerë udhëtuan drejt Italisë me tre tragete, ndërsa piku i fluksit në dalje pritet të shënohet të shtunën dhe të dielën. Policia Kufitare thotë se ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës!

Fluksi i kthimit të emigrantëve shqiptare drejt vendeve ku jetojnë e punojnë në vendet e Bashkimit Europian nisi edhe përmes Portit të Durrësit.

3547 persona me 700 mjete u nisën mbrëmjen e së premtes drejt porteve Italiane me tre tragete pasi kaluan festat e fundvitit pranë familjeve në Shqipëri.

Autoritetet në pikën kufitare të Portit Durrës kanë marrë të gjitha masat për të evituar problematikat, ndërsa fluksi pritet të shtohet të shtunën e në vijim.

13 sportelet në dispozicion për procedurat e udhëtarëve dhe 8 të tjera për automjetet i kanë lënë të kënaqur e emigrantët.

Por pikun e fluksit pritet ta shënojnë e shtuna dhe e diela me mbi 5 mijë pasagjerë, duke detyruar kompanitë e udhëtimit të çojnë në katër numrin e trageteve që kryejnë linjat me Italinë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kthimi-ne-vendet-e-punes-emigrantet-vijojne-fluksin-e-largimit-nga-shqiperia

Recommended