Ora News - Dom Gjergj Meta: Sipërmarrësit të fitojnë më pak por të jenë më shumë solidarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Te jesh solidar do të thotë të lëshosh pak nga përfitimet personale dhe të krijosh harmoni mes njerëzve. Kjo ishte formula për një shoqëri më të mirë e Ipeshkvit të Rrëshenit, Dom Gjergj Meta i cili në emisionin Tonight Ilva Tare, i bëri thirrje dhe pronarëve të kompanive të mëdha të jenë më solidarë me punonjësit e tyre.

Dom Gjergj Meta: Këtu shfrytëzohen gra dhe burra që nesër nuk do të ketë një pension. Atëherë solidariteti është ky; ai që ka marrë njerëz në punë t'ju garantoj atyre dinjitetin e të ardhurave. Të pyes, zotëri sa fëmijë ke. Unë kam 5 fëmijë. Për sa ke nevojë të mbash shtëpinë tënde?

Këtu nuk dalim nga logjika e tregut. Unë them që një sipërmarrës të thotë, shiko kaq mundësi kam, ?take or leave?, merre ose lëre, nuk kam mundësi më shumë

Por ama, nga ana tjetër, i njëjti sipërmarrës mund të ketë një logjikë solidare, që mund të fitojë më pak por krijon më shumë solidaritet rreth vetes.

Mesazhi i Dom Gjergj Metës për vitin 2018, është shpresa, që shqiptaret te kenë më shumë shpresë për të jetuar në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dom-gjergj-meta-sipermarresit-te-fitojne-me-pak-por-te-jene-me-shume-solidare

Recommended