Ora News - PD: Tirana pa buxhet, në karriget e këshilltarëve ishin ulur punonjës të bashkisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Miratimin e buxhetit të bashkisë së Tiranës, anëtarët e djathtë të këshillit bashkik e cilësojnë të pa vlefshëm. Një ditë pasi refuzuan të merrnin pjesë në diskutime dhe dokumenti u miratua me 4 vota të LSI-së, anëtarët demokrat, dolën në një konferencë për mediat, ndërsa kreu i tyre Kreshnik Çollaku, tha se mbledhja ishte teatër, ndërsa pretendon për pavlefshmëri.

Kreshnik Çollaku: Sot Tirana qeveriset pa një buxhet të ligjshëm, sot Tirana po qeveriset në mënyrë abuzive. Salla ishte me njerëz që nuk i njihnim, me punonjës të bashkisë. Ishte me njerëz të panjohur të ulur në karriget e këshilltarëve. Sa më shumë shtohej ankthi i mazhorancës në këshill për mungesën e këtyre votave, aq më shumë shtoheshin njerëz të panjohur në karriget e këshilltarëve. Në këtë teatër, sepse ata nuk ishin këshilltarë por aktronin si këshilltarë, PD, opozita e panë të arsyeshme që mos bëheshin pjesë e kësaj fasade.

Anëtari i PD në këshillë Mateo Spaho, tha se buxheti nuk shoqërohet me një paketë fiskle, ndërsa sipas tij do të rëndojë financat e qytetarve pasi rrit ndjeshëm taksat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilltaret-e-pd-tirana-pa-buxhet-ne-karriget-e-keshilltareve-ishin-ulur-punonjes-te-bashkise

Recommended