Ora News- Braçe kërkesë Ministrisë së Financave: Heto akuzat për Rapiskan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Koncesioni i skanimit në dogana ose Rapiskan pritet të nënshtrihet një hetimi nga Ministria e Finacave dhe e Ekonomisë. Kërkesa ka ardhur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë sipas të cilit aktualisht janë zbuluar fakte të reja që tregojnë se ka pasur abuzime.

Erjon Braçe: Jam i detyruar ti drejtohem me një shkresë zyrtare Ministrit për Ekonominë dhe Financave për të nisur hetimin e menjëhershëm të të gjitha të dhënave, fakteve, të dala në publik gjatë ditëve të fundit në mbështetje të dyshimeve tashmë të konfirmuara për praktika korruptive në procedurën e ndjekur për dhënien e këtij koncesioni

Erjon Braçe deklaroi se midis fakteve kanë edhe një memo ku ish-ministri i Financave, Ridvan Bode njoftonte në atë kohë kreun e qeverisë, Sali Berisha se marrëveshja kishte shkelje

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/brace-kerkese-ministrise-se-financave-heto-akuzat-rapiskan

Recommended